18:15 / E Premte, 01 Korrik 2022 / A. M.

Nushit të PSD-së i hapen ‘arkivat’, i kishte ofenduar ushtarët e UÇK-së: Poshtë banditët e matrapazët!

Zyrtari i Partisë Social Demokrate, Nol Nushi kishte ofenduar rëndë krerët e Ushtrisë Clirimtare të Kosovës.

Atij i është janë bërë publike postimet e ulta që i kishte bërë në drejtim të ushtarëve.

May be an image of 1 person and text

Kujtojmë se Partia Socialdemokrate e Kosovës(PSD) ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati për shkak të deklarimeve të tij për veteranët e UÇK-së.

Kjo parti ka paralajmëruar se do të mbajë një protestë më 6 korrik në orën 19:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” me kërkesën për shkarkimin e Muratit.

Në një konferencë për media, kryetari i PSD-së Dardan Molliqaj theksoi se kanë parë disa deklarata për të sulmuar dhe denigruar përpjekjen e një populli për çlirimi.

May be an image of 1 person and text

“Pasi që ministri Murati nuk po flet lidhur me deklaratat e tij të dikurshme, është e qartë që për atë që e ka thënë atëherë, vazhdon të ketë mendim të njëjtë, ose po fshihet”, tha ai.

Sipas tij, Qeveria jo vetëm që nuk po reagon, por edhe po e ushqen një qasje kundër UÇK-së.

Ndërsa Natyra Kuqi nga ky subjekt tha se ministri Murati nuk mund të jetë ministër i Kosovës që është çliruar nga UÇK-ja.