17:10 / E Enjte, 16 Mars 2023 / Gj. Sh

Nusja e Kosovës shpallet kampione e botës

Skitarja zvicërrane, Lara Gut-Behrami, është shpallur Kampione e Botës.

Behrami sot ka arritur të fitoj në disiplinën Super-G, në Kupën e Botës e cila po zhvillohet në Soldeu të Andorrës, shkruan IndeksOnline.

Zvicërranja arriti të përfundonte garën në kohë prej 1 minutë, 26 sekonda e 70 të qindtat, duke lënë prapa për 22 të qindtat vonesë skitaren italiane Federica Brignone.

Kujtojmë që Lara Gut-Behrami është bashk%shortja e futbollistit kosovar, Valon Behrami.

Ky nuk është çmimi i vetë i saj i fituar në garat me ski, pasi Gut-Behrami ka medalje të artë Olimpike të fituar në vitin 2022 dhe titull bote në vitin 2021.

Ajo është edhe kampione e përgjithshme e Kupës së Botës, që e fitoi në vitin 2016./IndeksOnline/