75 Mall Live Search
11:43 / E Mërkurë, 28 Mars 2018 / indeksADMonline

Nusja i rrëfeu krimin e tmerrshmën, gjykata merr vendimin për hoxhën

Ditën e sotme Gjykata e Apelit ka vendosur masën e arrestit për Marjana Cmetën, vjehrrin e saj, hoxhën dhe një mikun e familjes.

Gjykata ka lënë në burg nusen e re e cila akuzohet se ka vrarë me helm vjehrrën e saj, një vit më parë.

Por janë lënë të lirë, 3 të arresturit e tjerë të akuzuar për moskallëzim krimi.

Hoxha Hysen Shehu, vjehrri Agim Lami dhe kushëriri Arben Saliu janë liruar nga qelia, me detyrim paraqitje.

Marjana Cmetën, 21 vjeç, nëna e një foshnje akuzohet se një vit më parë helmoi për vdekje vjehrrën e saj, Lirije Lami dhe krimin e rrëfeu tek hoxha e zonës. /albeu.com/