16:05 / E Enjte, 21 Nëntor 2019 / indeksADMonline

‘Nutella’ tani edhe me hotel

Kompania e famshme ‘Nutella’ nga viti i ardhshëm do të bëhet edhe me hotel, kjo pasi që disa persona kanë vendosur ta hapin një hotel bazuar në këtë ushqim të famshëm.

Sipas informacionit të dhënë për mediat, ndërmarrja do të ketë një “Mëngjes Nutella” të krijuar nga Iron Chef Geoffrey Zakarian, si dhe një “Brunch Food Savory Soul Food” me kuzhinier Tanya Holland ku përzihen prodhimet jugore të mëngjesit me Nutella.

Mirëpo për t’u bërë pjesë e këtij hoteli vizitorët duhet të dërgojnë një video 60 sekondëshe ku tregohet se janë me të vërtetë fansa të Nutellës./Indeksonline/.