21:21 / E Martë, 19 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Nxehen gjakrat, Miller godet Joshuan gjatë konferencës për shtyp

Anthony Joshua do të luftoj kundër Miller Jarell në SHBA për të mbrojtur titujt e tij.

Kampioni i trefishtë do të zhvilloj një ndeshje jashtë Evropës për herë të parë në karrierë.

Gjatë konferencës për media, Miller ka shtyrë Joshuan derisa po bënin fotografitë, shkruan Indeksonline.

Këtë goditje të kundërshtarit, Anthony Joshua e ka quajtur “goditje si zanë”.

“Ai grushton si një zanë, butë, shumë i butë për një garë të peshave të rënda”.

“Unë do t’i tregoj atij në ndeshje, do ta hedh jashtë”.

“Unë do të jem serioz vdekjeprurës, Jarrell nuk mund të më mundë, as në ditën e tij më të mirë”, ka thënë Joshua. /IndeksOnline/