16:41 / E Diele, 02 Shtator 2018 / indeksADMonline

“Nxehen” serbët, i provokon festimi i Mustafit (Pamje)

Shkodran Mustafi ka shënuar golin e parë në ndeshjen e sotme që Arsenali triumfoi kundër Cardiff me rezultat 2-3.

Mbrojtësi shqiptar shfrytëzoi një krosim nga Xhaka për rezultatin 1-0, shkruan indeksonline.

Ai menjëherë pas golit bëri shqiponjën me duar për të festuar.

Kjo nuk iu ka pëlqyer aspak fqinjëve tanë verior.

Portali i njohur serb, “Kurir” e ka quajtur provokim festimin e Mustafit.

Kujtojmë se reagime të tilla pati edhe pas golave të Xhakës dhe Shaqirit në ndeshjen e Kupës së Botës kundër Serbisë. /IndeksOnline/

Temat: