16:23 / E Diele, 02 Shtator 2018 / indeksADMonline

“Shqiponjat” i dhurojnë tri pikë Arsenalit (Golat)

Arsenali ka mposhtur Cardiffin me rezultat 2-3 në ndeshjen e xhiros së katërt të Premierligës angleze.

Gunners kaluan të parët në epërsi, ku pas një krosimi të Granit Xhakës u gjend shumë mirë në zonë Mustafi për golin e parë.

Vendasit barazuan në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë me golin e Camarasa.

Aubameyang riktheu avantazhin në minutën e 62-të të ndeshjes.

 

Ward barazoi rezultatin për të dytën herë në këtë takim me një gol në minutën e 70-të.

Golin e fitores e shënoi Lacazette 10 minuta para fundit të takimit.

Me këtë fitore, Arsenali ngjitet në pozitën e nëntë me gjashtë pikë në katër ndeshje. /IndeksOnline/