12:16 / E Enjte, 24 Tetor 2019 / indeksADMonline

“Nxehet” Perezi, gati ofertën për Lewandowskin

Njëzet e një golat e shënuar nga Robert Levandovski këtë sezon kanë rikthyer edhe një herë interesin e Realit të Madridit për sulmuesin e Bayernit, sipas spanjolles “Ok Diario”.

Polaku, i cili ka shënuar 18 gola në vetëm 13 ndeshje me fanellën e Bayernit në të gjitha kompeticionet gjatë 2019-’20 dhe 3 me kombëtaren, tregoi edhe një herë klasin e tij me dopietën ndaj Olimpiakosit në Champions mbrëmjen e së martës.

31-vjeçari ka shënuar në 12 takime radhazi me Bayernin këtë sezon dhe nuk ka realizuar vetëm në Superkupën e Gjermanisë kundër Dortmundit në gusht.

Presidenti Perez do të tentojë ta transferojë polakun në merkaton e janarit, sipas “Ok Diario”.

Ky është një mision shumë i vështirë, për të mos thënë i pamundur, sepse Bayerni nuke ka ndërmend që të heqë dorë nga 9-ta më e mirë në qarkullim dhe këtë e ka pohuar edhe vetë presidenti Perez në të shkuarën.