‘Nxehet’ Rihanna, e merr seriozisht palestrën
Këngëtarja me famë botërore, Rihanna, në një intervistë të dhënë së fundmi për revistën “Vogue” ka thënë se së shpejti do të fillojë intensivisht të mirret me trupin e saj.
Ylli i hitit “Lemons” u shpreh se tashmë që është tek të 30-at do të kujdeset me seriozitet për format trupore.
Për Rihanna-n nuk ka më fast food dhe ëmbëlsira në mes të natës, por vetëm ushqim i kontrolluar dhe stërvitje në palestër.
Këngëtarja nga Barbados deklaroi se nuk ka dëshirë të humbasë peshën e saj, por vetëm të tonifikojë trupin dhe të jetë e shëndetshme./Indeksonline/