14:14 / E Enjte, 13 Qershor 2019

Nxehet taksisti, hedh pasagjerin në rrugë

Jo rrallëherë taksistët ballafaqohen me pasagjerë që i vunë ata në pozita të pa lakmushme, mirëpo ata duke respektuar vendin e punës nuk reagojnë. Por, jo e njëjta ka ndodhur në Rusi.

Daily Mail ka publikuar një video ku shihet një taksist duke vozitur pasagjerin e tij, mirëpo ky i fundit tregohet i pa edukatë duke hedhur shishe nga xhami i veturës se taksit. Ky gjest siç duket e ka bërë shumë nervoz taksistin, duke e detyruar ta ndalë taksin në rrugë dhe ta nxjerrë pasagjerin nga taksi, transmeton Indeksonline.

Për më shumë mund ta shihni videon të cilën e ka postuar Daily Mail./Indeksonline/