17:20 / E Martë, 02 Shkurt 2021 / AR

Nxënësit në Kamenicë u rikthehen bankave shkollore, ndërpritet mësimi online

Nesër nxënësit e shkollës “Dëshmorët e Kombit” në Kamenicë do t’u rikthehen bankave shkollore, shkruan Indeksonline.

Njoftimi u bë i ditur nga Komuna e Kamenicës, ku thonë se nesër në këtë shkollë ndërpritet mësimi online dhe fillon mësim i rregullt.

Njoftimi i plotë:

Nga nesër ndërpritet mësimi online dhe fillon mësim i rregullt në shkollën “Dëshmorët e Kombit”

Kryetari i komunës, Qëndron Kastrati, ka marrë vendim që të ndërpritet mësimi online në shkollën “Dëshmorët e Kombit”.

Me anë të këtij vendimi mësimi i rregullt në këtë shkollë do të filloj prej datës 03.02.2021.

Ju falemnderit për mirëkuptimin!/Indeksonline/

No photo description available.