23:09 / E Hënë, 25 Mars 2024 / FR

“Nxënësit nuhatën një erë” – Mjeku tregon si nisi helmimi i nxënësve shqiptarë nga regjimi serb

Në “Pressing” të T7, po diskutohet për helmimet e nxënësve marsin e vitit 1990, veprim i kryer nga regjimi i atëhershëm serb.

Doktori Ali Lahu, ka thënë se për herë të parë helmimet kishin nisur më 15 mars.

Ndërkaq, thotë se pacientët e parë ishin paraqitur më 19 mars për të kërkuar ndihmë.

Ai ka rrëfyer sesi kishte ndodhur rasti i helmimit.

“Me të hyrë në klasë nxënësit ballafaqohen me një erë jo të këndshme, me një erë që nuk kishte qenë prezent më parë. Menjëherë lajmërojnë kujdestarin e klasës, dhe ai thërret drejtorin. Pastaj kujdesi i klasës, drejtori dhe nxënësit kërkojnë me gjetë nga po vjen ajo erë, më pas gjejnë një lëngë në formë të vajit nga vinte ajo erë e keqe. Kjo ishte më 15 mars”, ka thënë ai.