16:40 / E Mërkurë, 13 Janar 2021 / A. A

Nxori krahun/A do të mungojë Vojvoda ndaj Suedisë e Spanjës?

Mërgim Vojvoda dje pësoi një lëndim të rëndë në ndeshjen e Kupës së Italisë kundër Milanit.

Mbrojtësi kosovar nxorri krahun nga vendi dhe lëndoi disa ligamente.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur që Vojvoda gjatë kësaj jave do të shkojë në një spital të Romës për të bërë intervenim.

Mësohet se drenicasi do të mungojë së paku një muaj.

Megjithatë ai pritet të të jetë gati për ndeshjet e para të Kosovës në kualifikimet për kampionatin botëror kundër Suedisë e Spanjës që zhvillohen pas dy muajsh.

/Indeksonline/