23:56 / E Premte, 17 Maj 2019 / indeksADMonline

Nxorri tym dhe flakë nga goja, gruaja vdes tragjikisht në spital

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një spital në Indi, ku një grua ndërroi jetë.

Para se të vdiste ajo nxorri tym dhe flakë nga goja. Sheela Devi, 40 vjeç, u dërgua në spitalin e Kolegjit Mjekësor Jawaharlal, pasi kishte konsumuar disa substance helmuese.

Mjekët i futën një lloj tubi për t’i pastruar stomakun, por aty filloi gjithçka ku nga goja e gruas doli tym dhe flakë.

Mjekët dyshojnë se substanca që ajo konsumoi reagoi me ajrin dhe me acidin e stomakut.

“Disa shpërthime ndodhën në gojën e saj së bashku me flakë dhe tym  ndërsa ekipi i mjekëve po përpiqej të thithte helmin nga stomaku i saj”, tha shefi i spitalit. /noa.al/