23:16 / E Enjte, 30 Gusht 2018 / indeksADMonline

O “Allah”, çfarë ndeshjeve po e presin Liverpoolin

Mohamed Salah e Sadio Mane duhet t’i luten Allahut për ndihmë pasi që i presin dy muaj të vështirë me Liverpoolin. Skuadra e Jurgen Klopp do të ketë ndeshje tejet të vështirë në shtator dhe tetor.

Mbase në këta muaj pritet të testohet kjo skuadër nëse vërtetë është për titull në këtë edicion.

Të shtunën, Reds udhëtojnë për tu përballur me Leicester. Më pas udhëtojnë në Londër për ndeshjen me Tottenhamin.

Me 18 shtator, Klopp e nisë kampanjën e Ligës së Kampionëve për tu ndeshur me PSG-në. Katër ditë më pas nuk do ta ketë aspak lehtë në ndeshjen ndaj Sauthampton.

Përballja me Chelsean në League Cup do të jetë me 25 shtator.

Më pas, skuadra e Klopp udhëton në Itali në përballjen me Napolin.

Katër ditë pas kësaj sfide, Reds e kanë ndeshjen ndoshta më të rëndësishme të sezonit në përballjen me Cityn./Indeksonline/

Temat: