14:29 / E Martë, 27 Tetor 2020 / OSH

“O i bukri i mamit, sa i bukur qenke bërë ti”, momenti emocionues kur nëna përqafon djalin pas kthimit nga Siria

Me plot emocione, lot e trishtim, kanë arritur sot katër fëmijët shqiptarë në Tiranë.

Edi Rama ka qenë bashkë me ta ku kanë zbritur në aeroportin e Rinasit. Kryeministri e ka quajtur këtë ëndërr të bërë realitet.

Video emocionuese ka qenë momenti kur Endri Dumani ka përqafuar nënën e tij pas kthimit nga kampi i Al-Hol në Siri.

“O i bukri i mamit, sa i bukuri qenke bërë ti”, kanë qenë fjalët e para të nënës për djalin./Indeksonline/