12:00 / E Mërkurë, 06 Mars 2019 / indeksADMonline

OAK kërkon të ndryshohet lifji për lehoninë

Kosova vazhdon të jetë vendi me papunësinë më të madhe të femrave në rajon.

Kështu u tha në Odën e Afarizmit të Kosovës në një konferencë që është mbajtur sot ku është kërkuar që të ndryshohet Ligji për lehoninë.

Sipas zyrtarëve të OAK një prej arsyeve që po e pengon rritjen e punësimit të femrave është se bizneset nuk i marrin parasysh për punësim për shkak të pagesës së lehonisë dhe për shkak të detyrimit të bizneseve që të paguajnë dy paga  për një vend pune.

Rreze Cana nga OAK tha se Kosova është përpara me ligje por prapa me implementimin e tyre. Ajo tha se në vend vetëm 12 përqind e femrave janë të punësuara.

OAK kërkon që në Kosovë  të rregullohet Ligji i Punës për pushimin e lehonisë, si në Shqipëri, Maqedoni, Mali i  Zi, Serbi, Kroaci , Gjermani dhe shtetet tjera ku pushimi i lehonisë të mbulohet nga Qeveria.