14:59 / E Martë, 12 Janar 2021 / Blerim

OAK nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me FIEK

Me qëllim të rritjes së bashkëpunimit, krijimit të lehtësive për studentët, shkëmbimit të të dhënave për përkrahjen e studentëve dhe bizneseve, krijimin e vendeve të reja të punës për studentët të cilët janë në studime e sipër, bërjes së hulumtimeve dhe analizimin e tregut të punës dhe nevojave që ka tregu për t’i orientuar studentët në fusha përkatëse, Oda e Afarizmit të Kosovës, ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me Fakultetin e Inxhinjerisë Elektrike dhe Kompjuterike.

Oda e Afarizmit e Kosovës dhe Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike përmes këtij memorandumi të bashkëpunimit dhe mirëkuptimit, pajtohen që të krijojnë partneritet me qëllim të shkëmbimit dhe ofrimit të këshillave profesionale për bizneset në fusha të ndryshme, si dhe studentëve të fakulteteve të ndryshme të Universitetit të Prishtinës t’u mundësohet të ndjekin praktika profesionale te bizneset anëtare të OAK-së.