17:37 / E Mërkurë, 21 Nëntor 2018 / indeksADMonline

OAK pas taksës, kërkon nga Qeveria të rris kontrollet në kufi me Serbinë

Oda e Afarizmit të Kosovës e përshëndet vendimin e Qeverisë së Kosovës për të rritur taksat me Serbinë dhe beson se kjo do të rris prodhimin vendor, punësimin dhe mirëqenien e qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Në një komunikatë, OAK ka vlerësuar se ky vendim do të duhej të merrej shumë kohë më parë, transmeton Indeksonline.

Sipas OAK, para marrjes së këtij vendimi, Qeveria e Kosovës është përgatitur për masa në mbrojtjen e prodhuesëve vendorë që shfrytëzojnë lëndën e parë nga këto dy shtete e sidomos nga Serbia.

“OAK kërkon nga Qeveria që të ndaj një buxhet për prodhuesit vendorë gjatë orientimit të tyre në tregje të reja në mënyrë që kjo të mos ndikojë në rritjen e çmimeve.

Gjithashtu OAK kërkon nga Qeveria e Kosovës që të rris kontrollet në kufi me Serbinë nga informaliteti që mund të ndodhë si pasojë e mungesës së plotë të kontrollit siç është me shtetet tjera sepse kjo mund të dëmtojë rëndë pordhuesit.

OAK përseritë kërkesën në vazhdimësi që Qeveria e Kosovës të rris përkushtimin për krjimin e ofertave për të bërë biznes në Kosovë në mënyrë që të krijohen kushtet më të mira”, thuhet në komunikatë.