10:09 / E Shtunë, 23 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Obama me veshjen e fundit pushton rrjetet sociale

Ish- presidenti amerikan, Barack Obama nuk po shkon javë që nuk është pjesë e mediave rozë.

Gjatë kësaj jave, ai ishte në ndeshjen e basketbollit mes Duke dhe UNC. Përkundër që ndeshja ishte shumë interesante, Obama me vodhi vëmendjen e të gjithëve me xhaketën që kishte veshur.

Obama kishte veshur një xhaketë të zezë të dizajnuar nga Rag&Bone, ndërsa në krahë kishte numrin 44-të që simbolizon se ai ishte presidenti i 44-ët i SHBA-ve.

Xhaketa e ish- presidentit u komentua shumë në rrjetet sociale. Ai mori shumë komplimente për stilin./Indeksonline/