22:35 / E Hënë, 15 Prill 2019 / indeksADMonline

Objekti historik pranë zhdukjes, katedralja vështirë se mund të shpëtohet

Ministria e Brendshme franceze është shprehur se shansat për ta shpëtuar katedralen janë të vogla.

Kështu është shprehur edhe një zëdhënës i departamentit të zjarrfikësve në Paris. Ai ka thënë se ndërhyrja do të ishte më efikas po të kishin ardhur gjysmë orë më herët.

Qytetarët parisien kanë dal në rrugë dhe po e shikojnë se si objekti historik po shkrumbohet.

Ka edhe qytetarë që janë parë duke qarë. 

Kjo katedrale vizitohet nga afro 13 milionë njerëz në vit./Indeksonline/