07:18 / E Martë, 11 Qershor 2019 / indeksADMonline

OBSH jep alarmin: Po shpërthejnë epidemi vdekjeprurëse

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dhënë alarmin për epidemitë e reja vdekjeprurëse.

OBSH merr shkas nga shpërthimi masiv që ka ndodhur me Ebolan, ku tani kanë kapur shifra alarmante. Republika Demokratike Kongos po përjeton shpërthimin e dytë më të madh në gjithë historinë e saj.

Tashmë duket sikur OBSH është dorëzuar përballë Ebolas dhe bën thirrje alarmuese për epidemi të tjera vdekjeprurëse, shkruan TCh. Organizata Botërore e Shëndetësisë bashkë me organe të tjera do të përqëndrohen në përgatitjen për përballjen me epidemi të tjera.