22:29 / E Premte, 31 Korrik 2020 / indeksADMonline

OBSH: Koronavirusi, krizë që ndodh një herë në shekull

Udhëheqësi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë(OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka thënë sot gjatë një takimi në Komitetin e Emergjencës së këtij institucioni, se pandemia e koronavirusit është krizë që ndodh një herë në shekull, efektet e së cilës do vërehen në dekadat që do të vijnë. Kujtojmë se ishte ky komitetit që shpalli krizën shëndetësore ngna Covid-19 6 muaj mëparë.

Pandemia ka shkaktuar më shumë se 670,000 persona viktima në gjithë botën. Pavarësisht përhapjes dhe krizës që virusi ka shkaktuar në glob, Tedros thotë se studimet tregojnë që “shumica e njerëzve kanë ende dyshime për virusin, madje edhe në zonat që janë përballur me shpërthime të mëdha”.

Shumë shtete që kanë besuar se kanë kaluar më të keqen tani po përballen me shpërthime të reja. Disa që kanë qenë më pak të prekura në javët e para, tani po përballen me numër në rritje të infektimeve dhe vdekjeve”- tha ndër të tjera shefi i OBSH.