15:44 / E Enjte, 06 Maj 2021 / FG

OBSH për vaksinën e Sinovac, mbron nga Covid-19, por mungojnë të dhënat

Vaksina kineze Sinovac është e efektshme në mbrojtjen nga Covid-19 tek të rriturit nën moshën 60-vjeçare, por mungojnë disa të dhëna për rrezikun e efekteve të rënda anësore.

Kështu mendojnë ekspertë të pavarur të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, të cilët shqyrtuan të dhënat e siguruara nga vaza e tretë e testimit klinik të vaksinës në Kinë, Brazil, Indonezi, Turqi dhe Kili.

Jemi shumë të bindur se dy dozat e vaksinës CoronaVac e ndalojnë Covid-19 tek të rriturit e moshës 18-59 vjeç. Megjithatë, ekspertët citojnë mungesë të të dhënave sa i përket sigurisë dhe mbrojtjes që ofron vaksina te gratë shtatzëna, personat e moshuar dhe ata me sëmundje bashkëshoqeruese.

Sipas ekspertëve të OBSH-së, nuk ka të dhëna as për efektet e rralla anësore të zbuluara përmes monitorimit të sigurisë, pas autorizimit të vaksinës. Kemi pak besim në cilësinë e të dhënave, se rreziku për efektë serioze tek individët me probleme shoqëruese, që rrisin rrezikun për formë të rëndë nga Covid-19, pas një ose dy dozave është i ulët.

Vaksina e Sinovac është autorizuar në 32 vende, me 260 milionë doza të shpërndara. Mes tyre është Shqipëria, e cila po përdor vaksinën kineze për imunizimin masiv të popullsisë.

OBSH-ja po vlerëson vaksinat kineze për autorizim të mundshëm për përdorim emergjent. Edhe Agjencia Europiane e Barnave ka nisur shqyrtimin e vaksinës se Sinovac.