14:14 / E Diele, 22 Mars 2020 / indeksADMonline

OBSH tregon si shpërndahet Koronavirusi dhe çfarë roli kanë maskat

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka publikuar edhe një video përmes të cilit tregon se si po përhapet Koronavirusi i ri.

Kjo në mënyrë që qytetarët në krejt botën të mund të ruhen sa më shumë nga pandemia.

“Koronavirusi shpërndahen nga pikat e vogla që dalin nga huna apo goja kur teshtijmë, kullitemi ose flasim. Nga studimet që kemi bërë dhe ajo çka kemi parë jemi shumë të sigurtë që këshillat që i kemi dhënë janë të domosdoshme në atë mënyrë që njerëzit që jetojnë në komunitete të mos përdorin maska mjekësore përveç nëse janë të sëmurë pasi kjo i ndalon që të infektojnë të tjerët. Por në hapësirat mjekësore ne duhet të sigurohemi që punëtorët shëndetësorë të përdorin masat adekuate parandaluese”, thuhet në videon e publikuar nga OBSH.