18:57 / E Enjte, 11 Tetor 2018 / indeksADMonline

O’Connell e do fitoren e Kosovës sonte!

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruari O’Conell ka shkruar pak para ndeshjes së rëndësishme mes Kosovës dhe Maltës.

O’Connell me këtë rast është shprehur optimist se kosovarët do të fitojnë sonte, shkruan Indeksonline.

“Duam fitore”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndërkohë, tanimë para stadumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë janë pozicionuar edhe forca të shumta policore madje edhe ato të njësive speciale, me qëllim që kjo ndeshje të zhvillohet e qetë dhe pa ndonjë incident.

Ndryshe, Kosova dhe Malta do të ndeshen sot me fillim nga ora 20:45 e vlefshme për Ligën e Kombeve./Indeksonline/