23:40 / E Shtunë, 26 Maj 2018 / indeksADMonline

O’Connell: Ky tifoz i Evertonit ishte me ju, veçanërisht pasi Ramos e lëndoi Salahun

Ambasadori brintaik në Kosovë, Ruairi O’Connell ka komentuar finalen e Ligës së Kampionëve që u zhvillua mes Real Madrid dhe Liverpool.

O’Connell, edhe pse njihet si një fans i Evertonit ( rival i Liverpool ) ka përgëzuar skuadrën e Liverpoolit.

“Me keni bërë krenar mua dhe ky tifozë i Evertonit është duke bërë tifo për ju (veçanërisht pasi Sergio Ramos e lëndoi Mo Salahun). Por, urime edhe juve ëales sepse ishte Gareth Bale ai që ia fitojë Ligën e Kampionëve Realit – dhe Dua Lipas tonë që e ndezi këtë finale”.

Real Madrid ka mposhtur Liverpoolin me rezultat 3-1. /IndeksOnline/