19:18 / E Premte, 22 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

O’Connell paralajmëron për Specialen: Sonte mund të jetë nata me rrezikshme për Kosovën që nga lufta

Ambasadori i Britanisë së Madhe, në Kosovës Ruairi O’Connell ka reaguar ashpër për përpjekjet për ta shfuqizuar ligjin për Gjykatën Speciale duke thënë se përveç se do ta dëmtoj të ardhmen e vendit kjo mund të jetë nata më e rrezikshme për Kosovën që nga lufta, transmeton Indeksonline.

“Me vjen shume keq kur dëgjoj një përpjekje për te hekur ligjin për specialen arsyen qe se kuptoj plotësisht. Nëse anulohet tash reagimi do te jete shume i keq për Kosovën”, ka thënë O’Connell, i cili është i pranishem në Kuvendin e Kosovës.

Ai me tonë paralajmëruese ka thënë se ky veprim nuk do të thotë se vetëm e dëmton Kosovën por kjo  mund te shkatërroj atë.

“Ne kemi planifikuar të ndihmojmë Kosovën për ta ndihmuar një Kosovë sovrane, stabile kemi dëshire ta shohim Kosovën me sundim te ligjit me proces. Pra një proces që ne fund te anulohet me arsye te paqarta . Shpresoj se çdo deputet te marr me seriozitet vendimin. Sonte mund te jete nata me rrezikshme për Kosovën qe nga lufta”, ka thënë O’Connell. /Indeksonline/