11:49 / E Enjte, 10 Shtator 2020 / indeksADMonline

Oda e Afarizmit kërkon nga ATK-ja, lehtësime dhe mirëkuptim për bizneset në kohë pandemie

Gjendja e  krijuar në vend si pasojë e pandemisë COVID-19,  ka rënduar shumë sektorin privat të vendit. Kështu,  shumë biznese po detyrohen të reduktojnë numrin e punëtorëve brenda kompanive. Punëtorë, këta në të cilët punëdhënësi ka investuar në trajnimin e tyre  për t’i aftësuar, specifikisht,  për atë vend pune .

Ndërsa,  nga ana tjetër punëdhënësit  nuk mund t’i mbajnë ata punëtorë në kompani më gjatë,  për shkak se nuk janë në gjendje të paguajnë për shërbimet e tyre.

Për t’u treguar tolerant dhe për t’i ndihmuar sado pak këto biznese për kalimin e kësaj gjendje të vështirë me të cilën po ballafaqohemi,  gjatë ditës së sotme u diskutua në tryezën e Administratën Tatimore të Kosovës me Odën e Afarizmit të Kosovës.

Kryetari i OAK-së, Skënder Krasniqi, kërkoi nga drejtori i përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj, mirëkuptim për bizneset e rregullta.  Ndërsa, Murtezaj theksoi se  kanë mbetur në mes të ligjit dhe moralit, e që po rrezikojnë prishjen e sistemit tatimor.

OAK-ja,  gjithashtu kërkoi, që të mos bëhet  mbyllja e kontove dhe kësishtu të mos ndodhë mbyllja e bizneseve, pavarësisht, mospagimit të borxheve tatimore gjatë këtyre muajve të fundit. Kjo pasi që,  të gjitha bizneset aktualisht,  janë duke u ballafaquar me vështirësi të shumta financiare.

Po ashtu, kërkesë tjetër e OAK-së ishte edhe rritja e numrit të inspektorëve të Administratës Tatimore të Kosovës dhe atyre komunalë. Kjo me qëllim që të gjitha bizneset të jenë të barabarta dhe të punojnë në bazë të Ligjit të punës i cili është në fuqi.

Ndërsa, vlen të theksohet se nga marsi deri në korrik të 2020, kemi një rënie prej 20%,  apo rreth 900 milionë euro më pak  qarkullim të bizneseve ,  në krahasim me periudhën e njëjtë  të vitit 2019, thuhet nga zyrtarë të ATK-së.

Në këtë takim OAK-ja u përfaqësua nga Skënder Krasniqi-kryetar i bordit,  Hamdi Malushaj-arkatar i bordit, Qëndresa Ibrahimi- kordinatore dhe Fjolla Smaili- zyrtare për marrëdhënie me publikun.