20:42 / E Hënë, 23 Mars 2020 / indeksADMonline

Oda e Farmacistëve të Kosovës: Mos merrni barna për vetmjekim pa u kryer studimet klinike

Oda e Farmacistëve të Kosovës, përmes një njoftimi të bërë në faqen zyrtare Facebook, ka dhënë një apel.

Ata kanë thënë  që të mos merren barnat për vetmjekim pasi pa u kryer studimet klinike ende nuk dihet siguria e përdorimit të tyre e as efektet anësore serioze, transmeton Indeksonline.

Ky është njoftimi i plotë:

Të nderuar kolegë

Po ju përcjellim një përshkrim shumë të mirë të situatës lidhur me aspektin rregullativ të barnave “për trajtimin e COVID-19” për të cilat aq shumë po shkruhet këto ditë me baze e pa bazë.

OFK falenderon kolegen Vesa Halimi për një shtjellim aq profesional duke hequr të gjitha dilemat edhe për mënyrën e përdorimit të ketyre barnave.

Le të jetë kjo një thirrje për të gjithë përfshirë edhe mediat që të mos japin lajme të pabazuara të cilat pastaj po i “detyrojnë“ qytetarët që të vrapojnë nëpër barnatore për ti kërkuar këto edhe me forma presioni nganjëherë.

OFK i bashkohet kësaj thirrje që të mos merren barnat për vetmjekim pasi pa u kryer studimet klinike ende nuk dihet siguria e përdorimit të tyre e as efektet anësore serioze.

Kolegët farmacistë i rekomandojmë që ta lexojnë materialin për informatat e detajuara rreth “Përdorimit të mëshirshëm të barnave- Compasionate use “.