12:06 / E Premte, 10 Shkurt 2023 / S Z

Oda e Infermierëve sot mban zgjedhjet për anëtarë të Kuvendit

Oda e Infermierëve të Kosovës (OIK), ka njoftuar se ka filluar procesi i votimit, në zgjedhjet për anëtarë të Kuvendit.

“Ka filluar procesi i votimit për Zgjedhjet për anëtarët e Kuvendit e OIK-ut. KQZ ka marrë raporte nga  të gjitha njësitë zgjedhore dhe konstaton se të gjitha janë hapur me kohë dhe procesi i votimit po  shkon normalisht”, thuhet në njoftimin e OIK.

Në njoftim po ashtu thuhet se KQZ është duke e monitoruar nga afër procesin zgjedhor në të gjitha njësitë zgjedhore, proces ky i cili deri më tani është konstatuar se gjithçka ka shkuar me rregull.

KQZ, edhe një herë fton të gjithë votuesit që të dalin në votime dhe të zgjedhin përfaqësuesit e tyre. Njësitë zgjedhore janë të hapura deri në orën 19:00./IndeksOnline/