12:32 / E Mërkurë, 10 Qershor 2020 / indeksADMonline

Oda e Mjekëve dënon kërcënimin e bërë ndaj mikrobiologut, Lul Raka

Oda e Mjekëve të Kosovës përmes një reagimi ka dënuar ashpër kërcënimin e bërë ndaj specialistit të mikrobiologjisë doktor Lul Raka, raporton IndekOnline.

Tutje kjo odë u ka bërë thirrje institucioneve kompetente që të fillojnë veprimet e menjëhershme  hetimore dhe ndjekjen penale  të formave të tilla të kërcënimeve të cilat krijojnë siç thuhet “pasiguri jetësore ndaj profesionistëve shëndetësor të cilët lënë anash çdo gjë, përfshirë këtu edhe familjet e tyre, vetëm e vetëm për të qenë të gatshëm për t’i shërbyer vendit në situata të vështira siç gjendemi tani në kohë pandemie”.

Ndryshe gjatë mbrëmjes së kaluar Raka, kishte bërë të ditur se ishte kërcënuar përmes rrjeteve sociale, në rast se siç thuhet në kërcënim, vendi shkon sërish në izolim, pas deklaratave të tij për kujdes të shtuar në këtë kohë, kur Kosova ka hyrë në muajin e tretë të përballjes me Covid-19./IndeksOnline/

Reagimi i plotë: