14:12 / E Premte, 08 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Oda e Mjekëve këshillon Rumaninë: Kirurgu me diplomë false, tentoi të mashtrojë edhe kirurgët tanë

Ditë më parë, mediat rumune raportuan për arrestimin e një shtetasi italian, i quajtur Amtteo Politin, që kishte mashtruar institucionet atje me diplomë të falsifikuar nga Republika e Kosovës.

Ndaj këtij raportimi, ka reaguar Oda e Mjekëve të Kosovës, e cila ka njoftuar se ky kirurg kishte tentuar në 2007-2008 të mashtroj edhe kirurgët në Kosovë për bashkëinvestim, transmeton Indeksonline.

Sipas OMK-së, diploma që Politin prezantoi në Rumani nuk është valid dhe mund të identifikohet nga institucionet e Republikës së Kosovës.

“Ky rast nuk është edhe i vetmi që del nga ky ‘universitet’”, thuhet në reagimin e mjekëve.

Më poshtë reagimi i plotë i Odës së Mjekëve të Kosovës: