14:14 / E Premte, 12 Janar 2024 / k.v

Odës së Ndërmjetësve të Kosovës i ndahet banesë për kryerjen e punëve zyrtare

Sot u bë pranim-dorëzimi zyrtar i objektit të ri të Odës së Ndërmjetësuesve të Kosovës, me ç’rast kryetarja e Odës së Ndërmjetësuesve, Ganimete Xhelili, pranoi çelësat e objektit nga zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu.

Me propozimin e Ministrisë së Drejtësisë, Qeveria me vendim i ka dhënë në shfrytëzim Odës së Ndërmjetësuesve këtë pronë të paluajtshme nga pasuritë e konfiskuara të Republikës së Kosovës.

Kështu pasuritë e fituara paligjshëm pas konfiskimit po i kthehen në shërbim interesit publik e shoqëror.