09:52 / E Martë, 02 Tetor 2018 / indeksADMonline

Ofendimet e ”Plisave” ndaj Mirel Josës mund t’i kushtojnë rëndë Prishtinës

”Plisat” asesi të kënaqur me punën e trajnerit, Mirel Josa te Prishtina.

Në fundjavë, në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll, Prishtina barazoi, 1-1 me Flamurtarin në ”Fadil Vokrri”.

Pas ndeshjes, tifozët prishtinas shprehën pakënaqësinë e tyre me trajnerin, Josa, duke kërkuar largimin e tij, transmeton IndeksOnline.

Image result for mirel josa

Pakënaqësinë e tyre, ”Plisat” e shprehën në tribuna si dhe në rrjetet sociale, ku këto janë intensifikuar tani.

Pas ndeshjes me Flamurtarin, tifozët prishtinas ofenduan rëndë trajnerin shqiptar dhe kjo ka rënë në sytë e FFK-së.

Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur se ka hapur procedurë disiplinore ndaj tifozëve të Prishtinës dhe së shpejti pritet të merret një vendim./IndeksOnline/