23:54 / E Hënë, 15 Gusht 2022 / Gj. Sh

Oferta e Man. United për mesfushorin e Barcelonës ka skaduar

Oferta e Manchester United për kartonin e Frenkie de Jong ka skaduar. Kështu shkruajnë nga Holanda, që sigurojnë se mundësia më e madhe është që mesfushori i “blaugranave” t’i bashkohet Chelsea-t.

“Djajtë e Kuq” kishin ofruar rreth 70 milionë stërlina për kartonin e ish-futbollistit të Ajaxit, por ky i fundin nuk pranoi transferimin në “Camp Nou” dhe arsyeja kryesore ishte fakti që skuadra e drejtuar tashmë nga një njohje e tij e vjetër, ten Hag, nuk luan në Champions League.

Barcelona është përpjekur ta bindë de Jongun që të pranojë ofertën e Man. United për shkak të situatës financiare të klubit katalan, që i detyrohet 17 milionë stërlina paga të prapambetura lojtarit, për të cilat ai nuk ka qenë i gatshëm të heqë dorë.

Megjithatë, mesfushori holandez luajti në ndeshjen hapëse të Barcelonës në La Liga, në barazimin pa gola me Rayo Vallecano.