Ofertat nga Arabia, Reali nis bisedimet për marrveshjen e re të kontratës me Vinicius

Ofertat e fundit nga Arabia Saudite në drejtim të Vinicius, kanë bërë që Real Madrid të merr masa për të mbajtur në skuadër futbollistin brazilian.
Raportohet se dy takime janë zhvilluar në tre javët e funditmes drejtuesve të klubit madrilen dhe kampit të Vinicius, për të diskutuar kontratën e re, shkruan IndeksOnline.
Negociatat nisën mirë dhe bisedimet mbeten në vazhdim, duhen më shumë takime për strukturën e pagave, klauzolën e lirimit dhe zgjatjen e kontratës për të bërë marrëveshjen
Vinicius ka kontratë të vlefshme me Real Madridin deri në vitin 2027, por braziliani gjithmonë e ka përmendur se dëshiron të luaj edhe shumë vite në ”Bernabeu”./IndeksOnline/