08:28 / E Hënë, 16 Tetor 2023 / L K

OKB: Bota ka humbur humanitetin ndërsa Gaza po shkatërrohet

Bota ka “humbur humanitetin e saj”, tha kreu i agjencisë së OKB-së, Philippe Lazzarini.

“Gaza po shkatërrohet dhe duket se bota tani e ka humbur humanitetin e saj. Atje nuk ka ujë dhe të gjithë e dimë se uji është jeta. Së shpejti, besoj, se atje nuk do të ketë as ushqim e as ilaç.

Nuk ka asnjë pikë ujë, asnjë kokërr grurë, asnjë litër karburan për tetë ditët e fundit,” tha ai.

Ndërsa dënoi sulmin e Hamasit ndaj Izraelit , ai tha: “Përgjigja për vrasjen e civilëve nuk mund të jetë vrasja e më shumë civilëve.”