13:05 / E Enjte, 28 Janar 2021 / OSH

OKB-ja fajëson zyrtarisht Italinë për vdekjen e 200 emigrantëve në vitin 2013

Italia ka dështuar në detyrën e saj për të mbrojtur jetën njerëzore duke shtyrë misionin shpëtimtar për anijen që u fundos në Mesdhe, ka gjetur Komiteti për të drejta të njeriut i OKB-së.

Më shumë se 200 njerëz që ndodheshin në atë anije u fundosën, më 11 tetor 2013 pasi iu injoruan kërkesat e vazhdueshme për ndihmë, sipas këtij komiteti që u soll para drejtësisë nga të mbijetuarit sirianë dhe palestinezë që kishin humbur më të afërmit e tyre.

Anija mbante 400 njerëz, shumë prej tyre sirianë, kur u nis nga Libia. Ajo dërgoi thirrje për ndihmë pasi ishte qëlluar nga një anije tjetër.