12:29 / E Hënë, 29 Prill 2024 / S Z

OKB: Më shumë se 50 fëmijë të vrarë në Ukrainë gjatë marsit, dyfishi i shifrës së shkurtit

Numri i civilëve të vrarë ose të plagosur në Ukrainë në mars ishte 604, sipas OKB-së, e cila ka një ekip monitorues të të drejtave të njeriut në vend.

Sipa OKB-së, kjo shifër është 20 për qind më e lartë se ajo e shkurtit, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.

Ndërkaq, Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha se 57 fëmijë u raportuan të vrarë në mars, “dyfishi i muajit të kaluar”.

“Vdekjet e tyre i atribuohen drejtpërdrejt përdorimit rus të municioneve ajrore”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.

Raporti i OKB-së thekson një rritje të sulmeve të koordinuara në infrastrukturën kritike të Ukrainës me 20 vende “të shkatërruara ose të dëmtuara”.