22:32 / E Shtunë, 16 Maj 2020 / indeksADMonline

Olimpique Marseille kërkon trajner, Montella apo Eriksson?

Pas përfundimit të përvojës së dytë te Fiorentina në muajin dhjetor, Vincenzo Montella mund të ulet sërish në pankinën e një skuadre.

Interesimi për italianin është nga Franca, më konkretisht nga Olimpique Marseille e Ligue 1.

Marsejezët janë shumë pranë ndryshimeve të mëdha, ndoshta edhe sa i përket pronësisë, dhe po kërkojnë një emër të besueshëm për stolin.

Sikurse shkruan “Le Marseillaise“, presidenti i klubit, Jacques-Henri Eyraud, ka në kokë dy emra kryesorë e një prej tyre është Montella.

Tranjneri italian për këtë post duhet të mposhtë konkurrencën e një njohjeje të vjetër, siç është Sven-Goran Eriksson.