Olise kërkon takim me Bayernin pas interesimit të Realit
E ardhmja e Michael Olise është kthyer në një nga temat më tëdiskutuara të merkatos së verës.
Sipas raportimeve”Diario AS”, sulmuesi francez pritet të zhvillojë një takim me drejtuesit e Bayern Munich për të diskutuar të ardhmen e tij në klub, shkruan IndeksOnline.
Interesimi i Real Madridit për 24-vjeçarin ka shtuar spekulimet gjatë javëve të fundit, ndërsa kampionët e Spanjës raportohet se po e ndjekin nga afër situatën e lojtarit. Megjithatë, deri më tani nuk ka negociata të konfirmuara mes palëve.
Nga ana e Bayern Munich, drejtuesit kanë bërë të qartë se nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga një prej futbollistëve më të rëndësishëm të skuadrës.
Klubi gjerman e konsideron Olise pjesë kyçe të projektit afatgjatë dhe nuk është i gatshëm të dëgjojë oferta për transferimin e tij.
Ndërkohë, edhe Real Madridi ka mohuar zyrtarisht raportimet që flasin për kontakte me lojtarin ose përfaqësuesit e tij, duke i cilësuar ato si spekulime mediatike.
Takimi mes Olise dhe drejtuesve të Bayern Munich pritet të zhvillohet pas përfundimit të Kupës së Botës 2026 dhe mund të qartësojë pozicionin e futbollistit për sezonin e ardhshëm.
Deri atëherë, e ardhmja e francezit mbetet e hapur dhe transferimi te Real Madridi mund të ndodh pavarësisht se të dyja skuadrat kanë mohuar një gjë të tillë./IndeksOnline/

