U eliminua prej Botërorit, Koeman jep dorëheqje nga Holanda
Ronald Koeman nuk do të jetë më trajner i Holandës.
Eliminimi në mesnatë nga Maroku, ishte fatal për legjendën holandeze i cili i jep fund aventurës së tij të dytë si trajner i “Tulipanëve”.
Koeman, rimori drejtimin e Holandës në vitin 2023, ku arriti të çonte Holandën në gjysmëfinale të “Euro 2024”.
Mbetet të shihet se kush do të jetë zëvëndësuesi i tij./IndeksOnline/

