15:53 / E Martë, 07 Mars 2023 / B O

Olta: Nëse unë nuk e fitoj “Big Brother” do të doja ta fitonte Kiara

Mbrëmë në “Big Brother VIP Albania”, tre të nominuarit e kësaj jave, Olta, Armaldo dhe Kristi i janë përgjigjur pyetjeve të parashtruara nga banorët e tjerë të shtëpisë.

Përgjigjja që ka bërë më së shumti bujë ka qenë ajo e Oltës, ku ka treguar se kush do të donte ta fitonte “Big Brother”.

“Nëse nuk e fitoj unë do të doja ta fitonte Kiara. E shikoj shumë favorite për ta fituar”, i është përgjigjur Olta pyetjes së Qetsorit.

Ky i fundit, ka replikuar duke thënë “Kiara nuk e beson këtë që thu”.