08:01 / E Martë, 21 Mars 2023 / AR

Olti Curri e vë në dukje, BBVA frymëzohet nga BBVK?

Javën që lamë pas Big Brother VIP Kosova shpalli fitues të edicionit të parë, Stresin. Reperi pas 103 ditësh në shtëpi triumfoi dhe mori me vete çekun prej 160 mijë eurosh.

Ndërkaq, përvec dy netëve Prime qe u mbajtën çdo të hënë dhe të premte, e enjtja rezervohej për Darkën e të Nominuarëve që tërhiqte vëmendje të madhe nga shikuesit.

Ndërkaq një darkë me të nominuarit u zhvillua edhe në shtëpinë e BBVA dhe opinionisti Olti Curri vuri në dukje se diçka e tillë i dukej shumë e njohur.

Ai ndau një postim të nominuarëve në BBVA teksa darkonin duke shkruar, “Kjo darka e të nominuarëve se ç’më kujtoi”.

Më pas ai ndau edhe një tjetër postim që theksonte ngjashmërinë me traditën e BBVK ku darkonin të nominuarit duke shkruar “Ah po. Këtë më kujtoi”.

Shihni më poshtë postimet e Currit në Instagram. /Prive.al