22:57 / E Mërkurë, 08 Dhjetor 2021 / AR

“Omicron është më pak i rrezikshëm se Delta”

Përtej gjithë të dhënave, mendimeve dhe hipotezave të dëgjuara deri tani, varianti i ri i Covid-19, Omicron është më i lehtë krahasuar me variantin Delta.

Të paktën, kështu është përgjigjur drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, lidhur me rrezikshmërinë e variantit Omicron gjatë një interviste për Abc News.

“Jemi në pandemi, pavarësisht variantit, kemi të infektuar, të shtruar në spitale dhe humbje jete.”- u përgjigj ai, duke shtuar se ky lloj virusi shkakton sëmundje më të lehtë se Delta, që aktualisht është variant më dominant.

Pavarësisht se ulja e temperaturave, virozat e stinës dhe ambientet e mbyllura ndikojnë tek numri i lartë i infektimeve, Brataj thotë se valë si ato të mëparshmet nuk do të ketë më, duke marrë parasysh se kemi të bëjmë me popullatë të vaksinuar. 

Së fundmi, anëtarë të Komitetit Teknik të Ekspertëve këshilluan gratë shtatzëna që të vaksinohen për t’u mbrojtur nga variantet ekzistuese dhe ato të reja. Brataj theksoi se nga vaksina, foshnja nuk merr gjë tjetër veç antiturpave kundër sëmundjes.