20:33 / E Premte, 14 Janar 2022 / Medina Shala

Omicron i pranishëm me të madhe në Kosovë, MSh bën thirrje për vaksinim

Mes rritjes së rasteve me COVID-19, Ministria e Shëndetësisë ka bërë thirrje përsëri për vaksinim, si ndaj COVID-it, ashtu edhe ndaj gripit sezonal.

“Rritja progresive e rasteve me COVID-19 dhe prania e theksuar e variantit Omicron vë në pah rëndësinë e madhe që ka vaksinimi si mënyra më e thjeshtë për parandalimin e infeksioneve dhe mbrojtjen nga format e rënda të sëmundjes” thuhet në njoftim.

“Vaksinohuni plotësisht, duke marrë edhe dozën përforcuese të vaksinës kundër COVID-19. Ju mund të vaksinoheni në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën qendër edhe me vaksinën kundër Gripit sezonal” ka shtuar MSh.

Kujtojmë se vetëm në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me SARS-CoV-2 ishte 585./Indeksonline/