15:35 / E Enjte, 15 Gusht 2019 / indeksADMonline

Opel përgatit SUV-in e ri me 7 sedilje

Në internet kanë rrjedhë fotografitë e automjetit testues të para-prodhimit.

Edhe pse makina është e kamufluar në fotot e para, disenji i SUV-it të ri ”Opel” është tashmë i dukshëm.

Tash për tash, dihet se ky automjet në gamën e prodhuesve nga Rieselsheim do të zë një pozicion mbi Grandland X dhe ka shumë të ngjarë të ndajë një platformë mekanike me ”Peugeot” 5008 dhe gjithashtu do të jetë në dispozicion në një opsion me tre rreshta sediljesh për 7 persona.

Nën kamuflazh mund të shihen disa tipare stilistike karakteristike për makinat më të fundit të ”Opel”-it, siç janë fenerët. Premiera e këtij modeli, i cili ende nuk ka emër, pritet në vitin 2020.