14:51 / E Mërkurë, 14 Prill 2021 / k.v

Operacion i gjerë i policisë kundër krimit të organizuar

Drejtoria Kundër Krimit të Organizuar aktualisht është duke zhvilluar një operacion të gjerë.

Burimet e IndeksOnline brenda policisë kanë thënë se aksioni po vazhdon në disa rajone të vendit dhe cak janë individët apo grupet kriminale.

Deri tani janë disa persona të dyshuar që kanë përfunduar në pranga.

IndeksOnline ka pyetur zyrtarët për informim të policisë përkitazi me këtë aksion, mirëpo të njëjtit ende nuk janë përgjigjur.

IndeksOnline do t’iu mbajë të informuar…