10:12 / E Mërkurë, 17 Maj 2023 / B O

Operacion nga krimet ekonomike për rastin e Lakrishtes

Krimet ekonomike kanë nisur një aksion mëngjesin e sotëm lidhur me rastin e Lakrishtes dhe NPB-së. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Policia ka bastisur shtëpi të zyrtarëve të përfshirë në këtë rast.

Indeksonline ka kontaktuar Ndërmarrjen Publike Banesore të cilët kanë konfirmuar se asnjë aksion nuk është zhvilluar në zyret e tyre dhe se bordi e kryeshefi ndodhen në vendin e punës.

Ky projekt që ishte bërë në kohën kur kryeshef i ndërmarrjes ishte Hajdar Hoxha ishte kritikuar dhe dërguar në organet e drejtësisë me pretendimet se janë shkelur të gjitha procedurat ligjore që duhet ndjekur për dhënien në shfrytëzim të pronës publike./Indeksonline/